Thaçi: Është ndjenjë e mirë të jesh në mesin e skuadrës së 2 Korrikut

Futboll

Thaçi: Është ndjenjë e mirë të jesh në mesin e skuadrës së 2 Korrikut

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:59
Thaçi: Është ndjenjë e mirë të jesh në mesin e skuadrës së 2 Korrikut

Skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina, pretendon rezultate sa më të mira në Ligën e Parë të Kosovës. 

Futbollisti Bler Thaçi është krenar që është pjesë e 2 Korrikut.  

"Jam i lumtur dhe entuziast për eksperiencën e re. 

Është ndjenjë e mirë të jesh në mesin e kësaj skuadre, e ku falënderoj të gjithë për mënyrën se si më kanë pritur.

Shpresoj se besimin që kam marrë nga klubi do ta shpaguaj ashtu siç duhet.

Besoj fuqishëm që, me punë e përkushtim, do të arrijmë të korrim suksese në vijim", ishin këto fjalët e para të Bler Thaçit, si futbollist i klubit verdheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat