Paçarada me St. Paulin kualifikohen në 16-ën e finales së Kupës së Gjermanisë 

Futboll

Paçarada me St. Paulin kualifikohen në 16-ën e finales së Kupës së Gjermanisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2021 Në ora: 20:41
Paçarada me St. Paulin kualifikohen në 16-ën e finales së Kupës së Gjermanisë 

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit, kualifikohen në të 16-ën e finales së Kupës së Gjermanisë në futboll. 

Paçarada me shokë dhanë maksimumin dhe triumfuan si mysafirë, me rezultat 3:2 ndaj Magdeburgut. 

Ndeshje me rivalitet dhe me pesë gola. 

Për St. Paulin shënuan Burgstaller (3' e 58'), Medic (40') dhe për Magdeburgun Conteh (31' e 54').   

Paçarada u paraqit tërë takimin, duke i dhënë siguri edhe repartit të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat