Sulçe këshillon klubet shqiptare

Futboll

Sulçe këshillon klubet shqiptare

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 23:06
Sulçe këshillon klubet shqiptare

Teuta dhe Laçi kanë siguruar një kualifikim historik në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Kampionët e Superiores kanë ende shanse për të prekur “play off“-in, ndërsa nga ana tjetër Laçi duket se i ka mbyllur të gjitha llogaritë me Anderlehtin.

Në një intervistë me Driln Xhepollarin në “Ora News“, gazetari i njohur Altin Sulçe vlerëson faktin se futbolli shqiptar ka njohur rritje në Europë në tre vitet e fundit. Megjithatë sipas tij klubet e Superiores mund të japin më tepër në arenën ndërkombëtare dhe për të mbërritur në këtë pikë duhet të ndryshojnë strategjinë për të siguruar kontrata më afatgjata për lojtarët.

“Është një moment i veçantë në Kupat e Europës.

Është mbase momenti ku duhet të masim gjithë forcën e kampionatit shqiptar të futbollit. Kemi progresuar pak sa i përket këtij sezoni.

Në dy-tre vitet e fundit shikojmë një lëvizje të futbollit shqiptar, që e ka treguar me kualifikime dhe me performancën në Europë. Shikojmë edhe pikët që kanë marrë klubet shqiptare në sistemin e renditjes së klubeve. Ky është një tregues që jep simptoma pozitive për një ngritje të futbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat