Dzeko zëvendësuesi i Lukakus!?

Futboll

Dzeko zëvendësuesi i Lukakus!?

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 23:56
Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko

Interi po synon transferimin e Edin Dzeko.

Interi është në kërkim të disa futbollistëve për repartin e sulmit pasi Romelu Lukaku do të largohet në drejtim të Chelseas.

Sipas “Sky Sport Italia”, gjiganti italian tashmë ka nisur bisedimet me Romën për transferimin e Dzekos.

‘Nerazzurët’ janë të gatshëm ti ofrojnë futbollistit një kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2023.

Lukaku është gati për testet mjekësore të Chelsea nesër, sipas Athletic, ndërsa sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata është gjithashtu një nga opsionet për sulmin ‘zikaltër’.

Kampioni i Italisë përveç Zapatas dëshiron edhe boshnjakun i cili edhe në të kaluarën është lidhur me një kalim te Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat