Real Madridi është duke pritur që PSG t'i ofrojë Mbappen

Futboll

Real Madridi është duke pritur që PSG t'i ofrojë Mbappen

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:29
Real Madridi është duke pritur që PSG t'i ofrojë Mbappen

Real Madridi ka marrë një pozicion pritjeje për çështjen e transferimit të Kylian Mbappes.

Sipas “Marca”, klubi madrilen planifikon të monitorojë situatën te parisienët. Real Madridi beson se për transferimin e Lionel Messit, PSG do të duhet të shesë dikë dhe Mbappe është lojtari i vetëm në ekip që tregon dëshirën për të ndryshuar skuadër.

Real Madridi nuk përjashton mundësinë që PSG t’i kontaktojë dhe t’i ofrojë Mbappen. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë “Los Blancos” do të presin verën e ardhshme me shpresën se sulmuesi francez do të refuzojë të nënshkruajë një kontratë të re me PSG-në.

Deri më 31 gusht, kur të mbyllet afati kalimtar në Evropë, Real Madrid do të punojë vetëm në shitjen e lojtarëve. Nëse ka një mundësi për të nënshkruar me Mbappen, Reali do të përpiqet të përfitojë nga kjo.

Tani situata kontrollohet plotësisht nga PSG. Për momentin, klubi francez po bën presion mbi Mbappen për ta bindur atë të nënshkruajë një kontratë të re.

Kontrata aktuale e 22-vjeçarit me parisienët skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se nëse Mbappe nuk shitet këtë vit ose nuk nënshkruan kontratë të re, atëherë do të largohet falas nga “Parc des Princes” në vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat