Ja çfarë po ndodh në Barcelonë me Messin

Futboll

Ja çfarë po ndodh në Barcelonë me Messin

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:56
Ja çfarë po ndodh në Barcelonë me Messin

Lionel Messi do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp në orën 12:00, në “Camp Nou”, ku do të zbulojë detaje nga “divorci” me Barcelonën, klubin me të cilin debutoi në vitin 2004.

Që prej asaj kohë sulmuesi argjentinas ka thyer çdo rekord në historinë e skuadrës katalanase, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit.

Për sa i përket konferencës për shtyp, një numër i madh tifozësh ka zbarkuar në ambientet e “Camp Nou”. 

Ndërkohë një interesim i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale ku mijëra njerëz janë duke pritur me padurim fillimin e konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat