Shqiptari, shënuesi më i mirë në histori të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shqiptari, shënuesi më i mirë në histori të Maqedonisë së Veriut

Nga: K.Goca Më: 8 gusht 2021 Në ora: 12:12
Shqiptari, shënuesi më i mirë në histori të Maqedonisë së Veriut

Besart Ibraimi, futbollisti më i mirë i Shkendijës nga Tetova dhe për disa vite rresht edhe i Maqedonisë së Veriut, është ende "i uritur" për gola.

Ai synon të vazhdojë që të jetë "mbreti i golashënuesve". 

Nga gjashtë sezonet e kaluara në Shkendijë, ky do të jetë i shtati,  i cili ka qenë golashënuesi më i mirë i ligës në katër edicione. Dy herë nuk doli i pari për shkak të një dëmtimi të rëndë të ligamenteve kur ai pauzojë.

Besarti deri më tani ai ka arritur të shënojë 171 gola në kampionat. Bilanci që e bën atë golashënuesi më të mirë në histori të Maqedonisë. Baze Ilioski mbetet me 147 gola. 

“Besartit i duhen edhe 29 gola të tjerë për të arritur numrin e famshëm prej 200 golash në Maqedoninë e Veriut”, shkruan media maqedone “sportmedia”.

Besart Ibraimi konsiderohet "makinë e golave", dhe nëse i shmang dëmtimet, nuk ka gjasa që dikush të rrezikojë primatin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat