Messi në versionin “Super Mario”!

Futboll

Messi në versionin “Super Mario”!

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 12:37
Messi në versionin “Super Mario”!

Lionel Messi është larguar përfundimisht nga Barcelona, por ka lënë pas kujtime që kanë mbetur në historinë e futbollit europian.

Ylli argjentinas ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën katalanase ndër vite dhe patjetër që në kampin blaugrana i mbeten përherë mirënjohës për çdo ndeshje ku ai ka zbritur me fanellën kuqeblu në fushë.

Te Barça kanë nisur të falenderojnë në çdo lloj mënyre ish-kapitenin e tyre, duke bërë edhe gjetje mjaft kreative për të kujtuar sukseset që “pleshti” korri në “Kamp Nou”. Ekipi katalanas sjell Leo Mesin në versionin “Super Mario”.

Sulmuesi 34-vjeçar merr rolin e karakterit kryesor të lojës mjaft të njohur dhe kalon çdo nivel të mundshëm përgjatë karrierës së tij te Barcelona.

Nga momenti kur ishte një fëmijë i vogël në debutimin me blaugranat, e deri te 6 Topat e Artë të fituar, Barça tregon përmes “Super Leo”-s rrugëtimin se si Mesi ngre lart flamurin e klubit në arenën spanjolle dhe atë europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat