Messi tregon çastin kur i treguan se duhej të largohej

Futboll

Messi tregon çastin kur i treguan se duhej të largohej

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:21
Messi tregon çastin kur i treguan se duhej të largohej

Lionel Messi po e mban konferencën lamtumirëse nga Barcelona në stadiumin ku kaloi shumë vite, “Camp Nou”.

Ai e nisi me lot në sy konferencën, ndërsa në vazhdim të saj u pyet edhe se a do të luajë për PSG-në në vazhdim.

Messi e tregoi edhe momentin kur e kuptoi se nuk do të mund të ishte më lojtar i Barcelonës.

“Kur e kuptova ishte si një dush i ftohtë.

Po mundohemi të mësohemi me realitetin në çdo mënyrë. Kur të largohem nga këtu sot do të jetë edhe më e vështirë. Por, njerëzit e mi i kam afër dhe do të vazhdoj të luaj futboll. Dhe kur të filloj do të ndihem më mirë” – tregoi Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat