Frey si dikur Kujtim Shala 

Futboll

Frey si dikur Kujtim Shala 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:44
Frey si dikur Kujtim Shala 

Futbollisti zviceran Michael Frey sot ka thyer rekord, duke shënuar 5 gola për Antwerpen-in. 

Skuadra e Antwerpen si mysafirë e ka mposhtur me rezultat 5:2 Standard Liegen, në ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit të Belgjikës. 

Frey sikur Kujtim Shala dikur, kur në fund të majit të vitit 1988, kishte shënuar pesë gola për Prishtinën, duke e mundur me rezultat 5:2 Sarajevën, në kuadër të ligës së parë ish jugosllave. 

Frey shënoi në minutën e 6-të, 37', 59', 61' e 68' dhe për Standardin Muleka (55') e Dragus (77').

Futbollisti zviceran kryeson listën e shënuesve me 6 gola. Antwerpen shënoi fitoren e parë dhe renditet në pozitën e 11-të me 3 pikë, ka një me pak se Standard që gjendet një pozitë më lartë me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat