Romano zbulon detajet e kontratës së Messit me PSG

Futboll

Romano zbulon detajet e kontratës së Messit me PSG

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:58
Romano zbulon detajet e kontratës së Messit me PSG

Lionel Messi i dha fund aventurës te Barcelona pas plotë 18 vitesh pjesë e klubit katalanas.

Argjentinasi sot foli në konferencë për shtyp për herë të fundit si lojtar i katalunasve.

Pas një epoke te Barcelona, Messi me shumë gjasa do t’i bashkohet gjigantit francez, PSG.

“Parisienët” kanë dërguar ofertën e parë për Messin, derisa eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar të gjitha detajet.

Në postimin e tij, Romano konfirmoi se Messi do nënshkruajë për dy vite me opsion vazhdimi për një tjetër, derisa do paguhet 35 milionë euro për sezon, duke përfshirë bonuset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat