Struga Trim & Lum synon pikë në Strumicë

Futboll

Struga Trim & Lum synon pikë në Strumicë

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:11
Struga Trim & Lum synon pikë në Strumicë

Sonte në orën 20.00 në stadiumin "Blagoj Istatov" në Strumicë, në ndeshjen e javës së parë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra shqiptare Struga Trim & Lum është mysafir i Akademisë Pandev. 

Mbrojtësi  i Struga TL, Jasmin Meçinoviç, tha se ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira. 

"Ndeshjet e para si gjithmonë janë të vështira dhe shumë të vështira për t'u luajtur.

Ato janë të rëndësishme sepse hapin sezonin. Për ne, kjo do të jetë ndeshja e parë dhe njëkohësisht e vështirë. Akademija Pandev është dobësuar në krahasim me sezonin e kaluar, megjithatë është një ekip cilësore, nuk ka dilemë. Synimet tona janë të mëdha, ashtu si vitin e kaluar.

Ne në Strumicë kërkojmë tre pikët, si në çdo ndeshje", tha Meçinoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat