Duartrokitjet më të mëdha të të gjitha kohërave

Futboll

Duartrokitjet më të mëdha të të gjitha kohërave

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:18
Duartrokitjet më të mëdha të të gjitha kohërave

Barcelona ka publikuar foto të veçantë të një momenti nga konferenca për shtyp e lamtumirës së Lionel Messit.

Ylli argjentinas ka sqaruar gjithçka për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona pas gati 20 viteve karrierë profesionale.

Ai mes lotësh mezi dha lamtumirën e tij, teksa tha se shpreson që të kthehet një ditë.

Pas pjesës së parë të fjalimit të Messit dhe sqarimit të largimit të tij kishe një pauzë disa-minutëshe.

E gjithë kjo erdhi pasi Messi shpërtheu përsëri në lot dhe ky moment u përshkua me duartrokitje të shumta.

“Duartrokitjet më të mëdha të të gjitha kohërave”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare, ku ka postuar momentin.

Ndryshe, Messi pritet ta vazhdojë karrierën te Paris Saint-Germain, pasi shumica e mediave konfirmojnë se ka marrëveshje mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat