Dorëzohet ankesa që ka për qëllim bllokimin e Messit

Futboll

Dorëzohet ankesa që ka për qëllim bllokimin e Messit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:09
Dorëzohet ankesa që ka për qëllim bllokimin e Messit

E ardhmja e Lionel Messi nuk duket aq e qartë sa është menduar. Një ankesë është dorëzuar sot para një komisionin Europian si një përpjekje për ta ndaluar nënshkrimin e kontratës së argjentinasit me Paris Saint-Germain

Ankesa, të cilën e ka siguruar gazeta e njohur Marca, bazohet në faktet financiar dhe thotë se rregullat e fer playt financiar e përjashtojnë PSG-në për të nënshkruar me Messi.

“Libra financiar të PSG në lidhje me Fer Playn Financiar janë më të këqija se të Barcelonës”, thuhet në deklaratën që është dërguar në Gjykatën e Apelit nga Dr Juan Branco në emër të Barcelonës. “Më 2019/20, 99 për qind e të ardhurave të PSG-së janë përdorur për paga, kurse kjo shifër në Barcelonë është 54 për qind”.

Ata të cilët janë ankuar, të cilën ankesë e kanë dërguar dhe janë në pritje të përgjigjes, shpresojnë që ta bllokojnë kalimin e Messit në PSG, duke pretenduar që konkurrenca është çrregulluar për shkak të shpenzimeve të mëdha të klubit francez.

Aty thuhet që kjo është arsyeja pse Joan Laporta nuk ka qenë në gjendje që të rinovojë kontratën me Messi, edhe pse lojtari është pajtuar për një reduktimin 50 për qind të pagës së tij. . pagat e Barcelonës do të kishin 110 për qind impakt në Europë por edhe në La Liga.

Megjithatë, kjo është një luftë me kohën. Vendimi për ta bllokuar këtë lëvizje vjen para nënshkrimit të çdo marrëveshje.

PSG ka pagat më të mëdha të lojtarëve viteve të fundit në Europë por edhe ka bërë transferimet më të shtrenjta. Ata kanë bërë një mori nënshkrimesh këtë verë ku kanë dhënë paga të majme. Për klubin paga dyshifrore kanë Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe Georginio Wijnaldum. Ata ju bashkuan lojtarëve tjerë që fitojnë miliona nga PSG si; Kylian Mbappe, Neymar dhe Marco Verratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat