Baseli me shqiptarë po shkatërron çdo gjë para vetes

Futboll

Baseli me shqiptarë po shkatërron çdo gjë para vetes

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:34
Baseli me shqiptarë po shkatërron çdo gjë para vetes

Artur është shënues i katërfishtë dhe më i merituari për fitoren e thellë të Baselit, me rezultat 5:1 ndaj Servettes, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Zvicrës.

Tre shqiptarë u paraqitën titullarë për Baselin, Taulant Xhaka, Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 50-të.

Nga minuta e 44-të, Servette mbetet me një lojtar me pak, Sasso përjashtohet me karton të kuq.

Kasami asistoi në golin e parë që e shënoi Arthur në minutën e 19-të.

Për Baselin shënuan Arthur (19', 45'-nga penalltia, 50', 63'), Esposito (60') dhe për Servette-n Kyei (75').

Baseli ka tre fitore në tre ndeshje e me goldallim 13:2, udhëheq renditjen me 9 pikë të mbledhura, ndërsa Servete është në pozitën e shtatë me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat