Sherr e çmenduri

Futboll

Sherr e çmenduri

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:08
Sherr e çmenduri

Diego Simeone ka treguar edhe një herë se autoriteti i tij te Atletiko Madrid është i padiskutueshëm dhe çdo lojtar gjaknxehtë duhet të bëjë llogaritë me trajnerin para se të veprojë.

Kjo u pa sot në miqësoren që Atletiko Madrid po luante në Holandë kundër Fejenordit ku Janik Karrasko u bë protagonist i një çmendurie të vërtetë duke detyruar trajnerin të ndërhynte.

Pak para fundit të pjesës së parë, lojtari belg i Atletikos goditi një kundërshtar në tokë dhe shkaktoi një sherr mes lojtarëve të dy ekipeve, ku ai më pas edhe gjakosi në qafë një prej lojtarëve të Fejenord. Belgu ishte i pandalshëm edhe për shokët e ekipit, të cilët e kishin të vështirë ta mbanin pasi ai po u vërsulej edhe kundërshtarëve të tjerë.

Kjo detyroi trajnerin Simeone që të hynte në fushë dhe të shkonte aty ku po ndodhte gjithçka. Vetëm fjalët e trajnerit, ose më saktësisht ulërimat e tij, bënë që Karrasko të qetësohej e të largohej drejt dhomave të zhveshjeve, pasi u ndëshkua me karton të kuq për çmendurinë e tij. Kjo është ndoshta më e lehta me të cilën do të përballet, pasi në Spanjë janë të sigurt se Simeone nuk do t’ia falë lehtë atë që ndodhi sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat