E konfirmon eksperti i transferimeve, Broja kalon te Southampton

Futboll

E konfirmon eksperti i transferimeve, Broja kalon te Southampton

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:42
Armando Broja

Fabrizio Romano ka konfirmuar se sulmuesi Armando Broja do t’i bashkohet Southamptonit.

Shqiptari do jetë pjesë e ekipit të parë të Southampton duke zëvendësuar Danny Ings, që kaloi të Aston Villa javën e kaluar.

Broja ka kompletuar testet mjekësore te skuadra e re dhe do huazohet për një edicion.

“Marrëveshje e kompletuar. Armando Broja kalon te Southampton në formë huazimi nga Chelsea, testet mjekësore të kompletuar, marrëveshja e plotë e arritur pas rinovimit të kontratës para disa ditëve.

Southampton tejkaloi Udinesen në garë. Tani marrëveshja është e mbyllur”, shkroi ai.

Tani, kjo do jetë aventurë mjaftë reale për shqiptarin, që edicionin e kaluar ishte i mahnitshëm te Vittese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat