Konfirmohet nga Fabrizio Romano se Messi ende gjendet në Barcelonë

Futboll

Konfirmohet nga Fabrizio Romano se Messi ende gjendet në Barcelonë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 17:03
Messi

Lionel Messi ende nuk është nisur në drejtim të Parisit për të kompletuar kalimin te Paris Saint-Germain.

Edhe pse mijëra tifozë e media ndërkombëtare janë duke e pritur argjentinasin para zyrave të klubit francez, ende nuk është realizuar fluturimi.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ende gjendet në Barcelonë, pranë familjes së tij.

Lojtari 34-vjeçar dhe babai i tij po e shikojnë kontratën e pranuar dje (e diel) nga PSG, duke sqaruar situatën dhe kushtet e ofruara.

Pa u kompletuar në detaje kontrata, Romano bën të ditur se Messi nuk do të fluturojë për në Paris.

Ka disa gjëra të vogla për të finalizuar transferimit, por që argjentinasi do të jetë lojtar i PSG-së./Telegraf/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat