Arsenal rivalizon Man Unitedin për Trippier

Futboll

Arsenal rivalizon Man Unitedin për Trippier

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:20
Kieran Trippier

Arsenal është i interesuar për nënshkrimin me mbrojtësin e Atletico Madridit, Kieran Trippier.

Anglezi thuhet se do rikthimin në Premierligë, me Manchester Unitedin që e ndjek që një kohë.

Sipas The Sun, klubi londinez ka interesim për Trippier, që e shohin si pasuesi adekuat i Hector Bellerinit.

Ndërkohë, Atletico thuhet se e vlerëson anglezin me vlerë 40 milionë euro, pavarësisht faktit që kontrata i skadon në vitin 2023.

Mbrojtësi ka impresionuar edicionin e kaluar në “Wanda Metripolitano” duke dhuruar 11 asistime në 68 paraqitje, derisa kishte rol të rëndësishëm në suksesin e La Liga-s.

Ndërkohë, Trippier e njeh mjaftë mirë Premierligën, ngase kaloi katër vite te Totenham para kalimit në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat