Man United ndryshon mendje, nuk e lejon Dalotin të kalojë te Milan

Futboll

Man United ndryshon mendje, nuk e lejon Dalotin të kalojë te Milan

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:21
Diogo Dalot

Manchester United ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit Diogo Dalot.

Portugezi edicionin e kaluar kaloi huazim te AC Milan, skuadër që kërkoi t’ia vazhdonte huazimin, por nuk u arrit marrëveshje shkaku i kërkesave të klubit anglez.

Sidoqoftë, Manchester Evenings, raporton se United preferon ta mbajë Dalotin për edicionin 2021/22 duke marrë parasysh përformancat e shkëlqyera në “Euro 2020” dhe paraqitjet e mira në parapërgatitjet.

Ndërkohë, AC Milan është afër të kompletojë huazimin e Alessandro Florenzit nga Roma me mundësi blerje në fund të sezonit.

Dalot gjithashtu është i hapur të mbetet në “Old Trafford” dhe të luftojë për pozitën në formacionin bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat