L’Equipe: Lyon bën ofertë zyrtare për Shaqirin

Futboll

L’Equipe: Lyon bën ofertë zyrtare për Shaqirin

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 22:26
Xherdan Shaqiri

E ardhmja e sulmuesit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri mbetet në dyshime.

Shaqa pas “Euro 2020” konfirmoi se dëshiron të largohet në mënyrë që të fitojë minutazhë më të lartë.

Klubet spanjolle si Villarreal dhe Sevilla kanë shprehur interesim, se bashku me ato italiane, si Lazio dhe Napoli.

Mirëpo, është skuadra e Lyon që tashmë ka bërë ofertë zyrtare për gjilanasin.

L’Equipe raporton se Lyon ka bërë një ofertë zyrtare për Shaqirin, por ende nuk dihet sa ka ofruar.

Kujtojmë, se Liverpool kërkon rreth 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat