Sulmuesi 22-vjeçar bashkohet me skuadrën shqiptare

Futboll

Sulmuesi 22-vjeçar bashkohet me skuadrën shqiptare

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:11
Sulmuesi 22-vjeçar bashkohet me skuadrën shqiptare

Egnatia nuk ka të ndalur dhe duket qartë që drejtuesit e klubit e kanë marrë seriozisht përfaqësimin në Kategorinë Superiore, gjë të cilën e tregon puna që po kryejnë në merkato.

Ashtu siç njoftoi “Panorama Sport” më 3 gusht, Pedro Augusto Kabral Karvalho është zyrtarisht futbollist i skuadrë rrogozhinase.

Sulmuesi 22-vjeçar ka dalë nga shkolla braziliane e futbollit e Amerika Minieros, por ekipi i fundit me të cilin është aktivizuar është Parana, që militon në Seria C në Brazil.

Pasi mori vizën, Pedro Augusto iu bashku menjëherë skuadrës së Maganit, për t’ia nisur përgatitjeve. Mbetet për të parë se cili do të jetë kontributi i sulmuesit 22- vjeçar me Egnatian në Kategorinë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat