Lukaku i thotë lamtumirë Interit

Futboll

Lukaku i thotë lamtumirë Interit

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:33
Lukaku i thotë lamtumirë Interit

Numërimi mbrapsht ka filluar zyrtarisht. Sipas raporteve nga “Sky Sport”, Romelu Lukaku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, që i paraprinë nënshkrimit me Chelsea në mëngjes.

Sulmuesi belg është pra shumë pranë kthimit në Premier League, në klubin e Roman Abramovich, në të cilin luajti midis viteve 2011 dhe 2013.

Mëngjes intensiv milanez për belgun, i cili i shoqëruar nga agjenti Federico Pastorello shkoi në klinikën “Colombus” në Milano, ku përfundoi testet mjekësore të nevojshme për transferimin.

Në mbrëmje lamtumira nga Milano dhe fluturimi drejt Londrës për të hedhur firmën në kontratë e zyrtarizuar në klubin e tij të ri. “Unë do t’u dërgoj një mesazh tifozëve brenda pak ditësh”, – ishin fjalët e tij nga aeroporti për gazetarët e pranishëm.

Sulmuesi i datëlindjes 1993 është duke u përgatitur për t’i thënë lamtumirë Interit vetëm mbas dy sezoneve, në të cilat arriti ta kthente titullin në skuadrën zikaltër pas një agjërimi që zgjati 11 vite.

Kontributi i numrit 9 ishte thjesht vendimtar: Lukaku shënoi 64 gola në 95 ndeshje në total, nëse numërohen edhe Kupat e Europës. Një sfidë e re e pret atë. Një kthim në të kaluarën, në Londër, në kërkim të golave dhe trofeve të parë si lojtar i Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat