Fatlum Gashi dhe Visar Haxhijaj prezantohen te Drenica

Futboll

Fatlum Gashi dhe Visar Haxhijaj prezantohen te Drenica

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:38
Fatlum Gashi dhe Visar Haxhijaj prezantohen te Drenica

Drenica ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Pasi prezantoi ditën e djeshme pesë transferime dhe katër rinovime, drenicasit kanë prezantuar ditën e sotme ardhjet e reja.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Lushtaku është përforcuar në pozitën e portierit dhe në mesfushë.

Portieri i deritanishëm i Besës së Pejës, Visar Haxhijaj është përforcimi për portën te drenicasit.

Haxhijaj, ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me klubin dhe do të mbroj ngjyrat kuq e zi në dy edicione.

Ndërkohë, klubi ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin, Fatlum Gashi.

Gashi së fundmi ka qenë pjesë e Dukagjinit, derisa Drenica fitoi garën me Vëllaznimin për të nënshkruar me të.

Njoftimi i Drenicës pa ndërhyrje

Visar Haxhijaj e Fatlum Gashi, përforcojnë Drenicën!

Skenderaj - 09.08.2021

Klubi Futbollistik 'Drenica', njofton të gjithë opinion sportdashës dhe gjithë tifozët dhe qytetarët e Skenderajt, që drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje, me dyshen pejane, portierin Visar Haxhijaj, dhe mesfushorin, Fatlum Gashi. 

Visar Haxhijaj, ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me klubin , dhe do të mbroj ngjyrat kuq e zi në dy edicione. Gardiani pejan, që vjen nga skuadra e Besës nga Peja, është një  portier me eksperiencë në elitën e futbollit kosovar.

Ndërkohë, klubi ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin, Fatlum Gashi. Ish lojtari i Besës , e së fundmi KF Dukagjinit, është bashkuar me ekipin, për të vijuar përgatitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022. Gashi do të jetë një 'armë' shtesë për trajnerin Lushtaku, në edicionin e ri. Klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantojë edhe përforcimet tjera, të cilat do ta kompletojnë ekipin për kampionatin e ri, që do të nis me 21 Gusht..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat