Manaj do të luaj për skuadrën turke në sezonin e ri

Futboll

Manaj do të luaj për skuadrën turke në sezonin e ri

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:59
Manaj do të luaj për skuadrën turke në sezonin e ri

Sulmuesi i talentuar Arb Manaj do të vijojë karrierën në kampionatin turk.

23-vjeçari së fundmi ka ndryshuar skuadër teksa nga Balikesirspor është huazuar te Bandirmaspor, në Ligën e Parë.

Shqiptari i Kosovës do të luajë aty për një sezon i huazuar nga Ankara Keciorengucu, që zotëron edhe kartonin e futbollistit.

Në sezonin e shkuar, Manaj arriti të realizonte 6 gola në 14 ndeshje, duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur te Balikesirspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat