Kjo është 11-shja e frikshme me Messin-Neymarin-Mbappen

Futboll

Kjo është 11-shja e frikshme me Messin-Neymarin-Mbappen

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 13:48
Kjo është 11-shja e frikshme me Messin-Neymarin-Mbappen

Lionel Messi mund të konsiderohet lojtar i Paris Saint Germain.

Edhe babai i tij, Jorge Messi, konfirmoi pak çaste më parë se “Messi do të nënshkruajë sot me PSG-në”.

Messi atje do të gjente lojtarë edhe si Neymar, Sergio Ramos, Wijnaldum, Achraf, Mbappe, Di Maria e shumë të tjerë, që do të krijonte një 11-she vërtetë të frikshme për cilëndo skuadër.

Messi raportohet se do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi dhe një tjetër, derisa do të fitojë 35 milionë euro në sezon.

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat