Messi “refuzon” numrin 10

Futboll

Messi “refuzon” numrin 10

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:22
Leo Messi

Përvoja e re e Leo Messit te Parisi tashmë ka nisur.

Lojtari tashmë ndodhet në kryeqytetin francez, ku përshëndeti që kishin nxituar për ta pritur. Jetë e re për “Pleshtin”, që do të ndryshojë jo vetëm kampionatin dhe shokët e skuadrës, por edhe numrin e fanellës. Argjentinasi, në fakt, ka vendosur të mos marrë numrin 10, pavarësisht se Neymar, që e mban aktualisht, ishte gati për t’ia dorëzuar.

Messi, megjithatë, me shumë respekt, e falënderoi Neymarin për gjestin dhe iu përgjigj: “Ju nuk duhet të ma jepni mua”.

Ndoshta “ylli” argjentinas do të preferojë një mes numrave 19 dhe 30, që i ka përdorur në vitet e para si futbollist i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat