Vrionin po arrin shifrën e Bekim Balajt te Sturm Graz

Futboll

Vrionin po arrin shifrën e Bekim Balajt te Sturm Graz

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:41
Vrionin po arrin shifrën e Bekim Balajt te Sturm Graz

Statistikat kanë ardhur gjithmonë e më tepër në ulje për sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj. Aktualisht si pjesë e Nizhny Novgorod, por futbollisti 30-vjeçar e ka humbur disi nuhatjen me rrjetën e kundërshtarëve.

Në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani me skuadrën ruse nuk ka arritur që të shënojë.

Ndërkohë sezoni i fundit ishte me Sturm Grazin në elitën e Austrisë atje ku në 29 ndeshje ka shënuar vetëm 3 gola.

Kjo statistikë e Bekim Balajt po arrihet fare lehtë nga Xhakomo Vrioni. Sulmuesi i huazuar nga Juventusi ka shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e para të kampionatit ku ka qenë prezent në fushën e lojës.

Ndoshta ky është edhe një tregues që te Kombëtarja ka ardhur koha e të rinjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat