Në Itali nuk e lejojnë, por...

Futboll

Në Itali nuk e lejojnë, por...

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:53
Në Itali nuk e lejojnë, por...

E ardhmja e Kristian Eriksen do të jetë larg Interit. Në Itali janë të ndërgjegjshëm se me rregullat aktuale, do të jetë e pamundur për danezin të kthehet në fushat e lojës në Serinë A. Në Itali nuk lejohet që të luash me defibrilator në zemër, siç ka Eriksen që pas kolapsit që pësoi në Europian.

Kështu, lojtari po sheh për opsionet e të ardhmes, pasi dëshiron që herët a vonë të kthehet në fushën e lojës.

Sot ka dalë në skenë një hipotezë e bujshme. Sipas mediave në Holande, Eriksen ka kryer vizitat mjekësore dhe është kontrolluar nga mjekët e Ajaksit të cilët i kanë hapur dritën e gjelbër aktivizimit të tij.

Këta të fundit kanë eksperiencë për çështje të tilla pasi kanë në klub një tjetër lojtar me probleme në zemër, Dalei Blind.

Dhe në Holandë, lojtarët lejohen të luajnë me një aparat të tillë, ndryshe nga Italia. Ndaj Eriksen po mendon kthimin te Ajaksi, klub ku ai ka kaluar një nga etapat e rëndësishme të karrierës, pasi u bë një emër i njohur duke zhvilluar 163 ndeshje e shënuar 32 gola me fanellën e klubit të famshëm, para se të shkonte te Totenhemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat