Këto janë zhvillimet e fundit për Xherdan Shaqirin

Futboll

Këto janë zhvillimet e fundit për Xherdan Shaqirin

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 19:36
Këto janë zhvillimet e fundit për Xherdan Shaqirin

Kampionati francez po bëhet gjithnjë e më shumë atraktiv teksa Messi do të jetë ylli i madh i saj.

Gjithsesi në pritje të zyrtarizimit të tij ekipet e tjera rivale të PSG-së kanë nisur të bëjnë goditje të rëndësishme si Marseille psh që ka afruar 6 lojtarë me emër ndërsa tani është Lyoni që po tenton një goditje të bujshme si ajo e Xherdan Shaqirit.

Siç raportohet nga “L’Equipe”, drejtuesit e klubit francez kanë nisur bisedimet me Liverpool për të marrë lojtarin shqiptar i cili bëri mjaft mirë me Zvicrën në Euro 2020 e nga ana tjetër është jashtë planeve të Jurgen Klopp.

Pengesa e vetme për momentin është paga e lartë që merr Shaqiri ndaj bisedimet mes palëve vijojnë ndërsa oferta e Lyonit për Liverpool është diku te 5-7 milionë euro bashkë me bonuse.

Shaqiri pak kohë më parë shprehu hapur dëshirën për të luajtur me Lazion me këta të fundit që kanë probleme financiare dhe nuk mund ta përballonin një operacion të tillë ndaj dhe lëvizja e fantazistit drejt Lyonit shihet si tepër konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat