Dinamo e Zagrebit më e mirë, eliminon Legia-n

Futboll

Dinamo e Zagrebit më e mirë, eliminon Legia-n

Nga: K.Goca Më: 10 gusht 2021 Në ora: 22:57
Dinamo e Zagrebit më e mirë, eliminon Legia-n

Skuadra e madhe kroate, Dinamo nga Zagrebi, eliminon Legia-n nga Varshava e Polonisë.

Dinamovitët fitojnë në Varshavë me rezultat 1:0 ndaj Legia-s. 

Dinamo ka barazuan (1:1) në ndeshjen e parë, ndërsa falë fitores së sotme, kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Futbollisti Franjiç shënoi në minutën e 20-të.

Arian Ademi qëndrojë në bankë për shkak se ka pasur një lëndim dhe Lirim Kastrati nuk iu dha asnjë minutë hapësirë.

Shqiptari Ernest Muçi u paraqit nga minuta e 71-të për Legian.  

Dinamo në sfidën e radhës ndeshet me Sheriff Tiraspol  nga Moldavia, në kuadër të ndeshjes së play-off-it të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat