Messi edhe zyrtarisht në PSG: Klubi është perfekt për mua

Futboll

Messi edhe zyrtarisht në PSG: Klubi është perfekt për mua

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:18
Lionel Messi

Paris Saint-Germain bëri zyrtare ardhjen e Lionel Messit sonte në klub.

Saga nuk zgjati shumë, pasi Messi mbërriti në Paris të martën dhe njoftoi se ishte lojtari i ri i Paris Saint-Germain, vetëm duke pritur konfirmimin zyrtar.

Tani klubi e ka konfirmuar këtë dhe njoftoi se kontrata është për dy vjet. Lionel Messi foli gjithashtu.

"Mezi pres të filloj një kapitull të ri në karrierën time. Klubi dhe vizioni i klubit përshtaten në mënyrë të përkryer me pritjet dhe ambiciet e mia. Unë dua të bëj diçka të madhe për këtë klub dhe tifozët e tij. Mezi pres të luaj në “Parkun e Princave””, tha Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat