Debutimi i Ramosit me PSG-në mund të shtyhet deri në dy muaj

Futboll

Debutimi i Ramosit me PSG-në mund të shtyhet deri në dy muaj

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 00:00
Sergio Ramos

PSG është në festë që prej transferimit të sulmuesit Lionel Messi.

Tifozët “Parisienë” kanë rikthyer vëmendjen te argjentinasi, që nesër do flet në konferencë për shtyp.

Sidoqoftë, jo gjithçka është në rregull te klubi francez. Sergio Ramos që nënshkroi për dy vite, vazhdon të jetë i lënduar dhe do mungojë për disa javë.

Media franceze, La Parisien, raporton se shkaku i lëndimit, Ramos do mungojë rreth dy muaj.

Ish kapiteni i Realit ka bërë teste të shpejta mjekësore që kur nënshkroi me PSG-në dhe mezi ka punuar me bashkëlojtarët.

Deri më tani, Ramos ka munguar në miqësore, derisa edhe në ndeshjen e parë hapëse ndaj Troyes.

Sidoqoftë, mbetet të konfirmohet edhe nga PSG-ja për të mësuar më saktësisht sa do mungojë spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat