Dashuria e Messit për Argjentinën

Futboll

Dashuria e Messit për Argjentinën

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:41
Dashuria e Messit për Argjentinën

Lionel Messi është prezantuar te Paris Saint-Germain si “diamanti” i ri i klubit.

Ikona e skuadrës së Barcelonës, tanimë është larguar përfundimisht për të zhvilluar karrierën e tij në një ligë tjetër.

Megjithatë, ai nuk e ka harruar Argjentinën dhe madje thuhet se ka përfshirë një klauzolë shumë interesante në kontratën e tij.

TyC Sports raporton se brenda kontratës së 34 vjeçarit, PSG ka rënë dakord se ai mund të largohet nëse Argjentina luan ndeshje kualifikuese ose miqësore kur vendosen në orar të njëjtë me Ligue 1.

Kupa e Botës është vendi i fundit bosh në kabinetin e tij të trofeve, pasi Messi një muaj më parë fitoi Kupën e Amerikës me kombëtaren.

Katari 2022 ka të ngjarë të jetë Kupa Botërore e fundit e Messit, kështu që nuk është çudi që ai dëshiron të jetë i pranishëm për çdo takim në rrugën drejt turneut të vitit të ardhshëm.

PSG është duke kërkuar me dëshpërim lavdinë evropiane që kur Katar Sports Investments mori klubin në 2011, duke u afruar më së shumti në vitin 2020 kur Bayern Munich e mposhti 1-0 në finale.

Messi deklaroi në konferencën e tij për shtyp se ëndrra e tij tani është që të fitojë Ligën e Kampionëve dhe është gati ta arrij një gjë të tillë me skuadrën parisiene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat