Selemekers: Jemi më të gatshëm

Futboll

Selemekers: Jemi më të gatshëm

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:49
Selemekers: Jemi më të gatshëm

Aleksis Selemekers përgatitet për ka mpionatin e dytë si kuqezi, teksa në këtë fazë përgatitore, siç u pa edhe dje, ka qenë titullar. Belgu ka dhënë një intervistë për italianët e “Tuttosport” duke folur për të gjitha aspektet dhe pritshmëritë që ka në lidhje me sezonin e ri.

"Vitin e kaluar qëndruam për shumë kohë në majë dhe jemi mësuar me trysninë.

Sivjet jemi më të gatshëm për një përvojë të tillë, edhe sepse kemi bërë një fazë përgatitore më të përshtatshme sesa ajo e një viti më parë kur ndaluam pak, për shkak të impenjimit në Europë.

Kemi mundësi të tregojmë cilësitë tona dhe do të bëjmë të pamundurën të kënaqim tifozët. Mundësisht duke i pasur në shkallët e stadiumeve", ka thënë futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat