City kërkon të hapë edhe bisedimet me Sterlingun

Futboll

City kërkon të hapë edhe bisedimet me Sterlingun

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:36
City kërkon të hapë edhe bisedimet me Sterlingun

Edhe pse kanë siguruar Grealish dhe ndjek Harry Kane, te Manchester City, tani synojnë të zgjasin kontratat e disa lojtarëve të rëndësishëm. Pas rinovimit me John Stones, “Citizens” synojnë të blindojnë të tjerë lojtarë të skuadrës së parë për të ardhmen. Pas formës impresive që shfaqi sezonin e shkuar mbrojtësi anglez firmosi një zgjatje të kontratës me kampionët e Premier League deri në 2026.

Tani City synon t’ju ofrojë marrëveshje të reja disa lojtarëve ku përfshihen mesfushori Phil Foden, portieri Ederson dhe sulmuesi Raheem Sterling. Foden që vjen nga akademia e klubit, nënshkroi një marrëveshje 6 vjeçare në 2018 që e mban atë në klub deri në 2024, por që atë herë 21-vjeçari ka fituar vendin në skuadrën e Pep Guardiolës dhe po ashtu në kombëtaren angleze.

Një kontratë e re me përmirësim të aspektit financiar mund të jetë shpërblimi për progresin e bërë duke reflektuar edhe statusin si një lojtar kyç për klubin, përkrah transferimit rekord të kësaj verë Jack Grealish. Ederson firmosi një kontratë afatgjatë në 2018, por Guardiola e shikon atë si numrin një perfekt, dhe në moshën 27-vjeçare ai ka ende një të ardhme të gjatë përpara.

Citi ndërkohë kërkon të hapë edhe bisedimet me Sterling që hyn në 2-vjeçarin e fundit të kontratës. 26-vjeçari që është rikthyer të stërvitet me skuadrën këtë të majtë, pas impenjimit në euro 2020 pritet të jetë ambicioz në negociata. Guardiola e uli në stol në fund të sezonit të kaluar, por e thërriti në finalen e Championsit kundër Chelseat.

Klubi kërkon të evitojë situatat me lojtarë të rëndësishëm që futen në skadencë kontrate, pasi ju desh të pranonte një çmim të reduktuar nga Bayerni i Mynihut për Leroy Sane që kishte hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat