KF 2 Korriku mburret me Ardian Ismajlin

Futboll

KF 2 Korriku mburret me Ardian Ismajlin

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:25
2 Korriku mburret me Ardian Ismajlin

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, mburret me Ardian Ismajlin, i cili iu bashkuar Empolit të Serie A.

“I formuar si futbollist te 2 Korriku, Ismajli tashmë po prek majat e futbollit evropian, ku pas sezonit debutues në Serie A me Spezia Calcio, ai ka ndërruar ambient, teksa karrierën do ta vazhdoj te skuadra e sapoinkuadruar në elitën e futbollit italian, Empoli FC.

Kësisoj, klubi italian mirëpret Ardianin pas aventurave të tij në dy klube të ndryshme evropiane që prej se u largua nga futbolli kosovar, klube këto me të cilat kaloi pesë vite e gjashtë muaj, konkretisht katër vite e gjashtë muaj me skuadrën kroate, HNK Hajduk Split, si dhe një vit me skuadrën e Spezia Calcio.

Pos tjerash, kjo lëvizje e Ardianit na gëzon e na mbush me krenari për vetë faktin se Ardi po merr atë çka ai meriton, sidomos kur e dijmë se sa punëtor e i përkushtuar është ndaj futbollit”, shkruan në faqen e 2 Korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat