Interi tenton transferimin e dy sulmuesve italianë

Futboll

Interi tenton transferimin e dy sulmuesve italianë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Edin Dzeko nuk mjafton për të zëvendësuar Romelu Lukakun. Në orbitën e Interit ndodhet edhe Duvan Zapata, por pretendimet e larta të Atalantës kanë bllokuar transferimin e sulmuesit kolumbian nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Në skenë për repartin ofensiv kanë dalë dy emra të rinj. Një ndër dëshirat e kampionëve të Italisë është Moise Kean, sulmuesi 21-vjeçar i Evertonit, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar në “Parc des Princes” të PSG.

Në ishull raportojnë se Interi ka kërkuar informacion për sulmuesin italian. Ky i fundit është një kërkesë e Giuseppe Marottës, i cili e vlerëson dhe e njeh mirë prej periudhës kur të dy ishin pjesë e Juventusit.

Ndërkohë, ideja e fundit quhet Lorenzo Insigne. Gianluca Di Marzio shkruan se kapiteni i Napolit është një mundësi që intrigon klubin zikaltër. 30-vjeçari, i cili fitoi Euro 2020 me Italinë, ka edhe një vit kontratë me Napolin.

Rinovimi nuk po vjen dhe drejtuesit e Interit janë gati të përfitojnë nga një situatë e tillë, për t’i dhuruar trajneri Inzaghi një përforcim cilësor në repartin sulmues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat