Thomas Tuchel hynë në histori të Chelseas

Futboll

Thomas Tuchel hynë në histori të Chelseas

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:58
Thomas Tuchel

Chelsea mbrëmë arriti që të fitoj trofeun e Superkupës së Evropës, duke e mposhtur skuadrën e Villareal nëpërmjet penalltive 6-5, pasi paraprakisht ndeshja e rregullt dhe ajo e vazhdimeve u mbyll me barazim.

Trofeu i Superkupës së Evropës ishte i dyti i fituar në histori të Chelseas, pasi fillimisht e kishin fituar atë në vitin 1998 ndaj Real Madrid.

Sidoqoftë me këtë triumf të bluve, Thomas Tuchel tashmë ka hyrë në histori të klubit londinez.

Tuchel është bërë menaxheri i parë në histori të Chelseas që fiton Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës me klubin.

Gjermani në finalen e Ligës së Kampionëve triumfoi ndaj Man Cityt me rezultat minimal 1-0, gjersa në pak muaj ai tani arrin ta fitoj edhe Superkupën e Europës duke krijuar kështu histori me klubin nga Londra.

Kujtojmë që Tuchel para pak muajsh rinovoi kontratën me Chelsean deri më 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat