Mazrekaj nuk ia del prej lëndimit

Futboll

Mazrekaj nuk ia del prej lëndimit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:03
Mazrekaj nuk ia del prej lëndimit

Aventura europiane e Laçit ka qenë mbresëlënëse këtë verë, ku klubi bëri histori me kalimin e dy tureve.

Kësaj aventure po i vjen fundi, pasi pas ndeshjes së sotme me Anderlehtin në Bruksel, kurbinasit do të nisin të mendojnë konkretisht për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.

Humbja 3-0 para një jave në “Elbasan Arena” bën që Laçi të zbresë në fushë vetëm për prestigj dhe dinjitet. Trajneri Shpëtim Duro do ta ketë disi më të plotë grupin, por sërish do të mungojë një nga protagonistët e Laçit, Mentor Mazrekaj.

32-vjeçari u dëmtua para sfidës së parë me belgët dhe përpos punës intensive nuk ia ka dalë as për takimin e sotëm.

Në krahasim nga java e shkuar rikthehet Julian Shehu, që ishte i pezulluar nga kartonët, kështu që ai kthehet titullar duke bërë që Qato ta nisë nga stoli.

Rikthimi i Shehut në formacion parashikohet të jetë ndryshimi i vetëm në formacion për Laçin në krahasim me javën e shkuar.

Nën drejtimin e stafit teknik, mbrëmë ekipi ka kryer përgatitjet e fundit në stadiumin “Lotto Park” të Brukselit, ku sot i pret Anderlehti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat