Vjen edhe oferta te Liverpooli për Xherdan Shaqirin

Futboll

Vjen edhe oferta te Liverpooli për Xherdan Shaqirin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:00
Vjen edhe oferta te Liverpooli për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk bën pjesë në planet e Jurgen Klopp për sezonin e ri.

E ardhmja e shqiptarit që luan për Zvicrën duket larg Liverpool. Destinacioni i mundshëm i mesfushorit 29 vjeçar është Ligue 1 në skuadrën e Lyon.

Drejtuesit e klubit francez janë duke bërë maksimumin që mesfushori i Liverpoolit të bëhet pjesë e Lyon përpara përfundimit të merkatos së verës.

Oferta e Lyon për Liverpool është vetëm 6 milionë euro, por skuadra angleze është duke kërkuar më shumë të ardhura, pasi kartonin i tij në Transfermarkt vlerësohet me 12 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat