Nga i kaltër në zikaltër

Futboll

Nga i kaltër në zikaltër

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:19
Nga i kaltër në zikaltër

Nga i kaltër në zikaltër, kjo mund të jetë e ardhmja e Lorenco Insinjes gjatë këtij sesioni të merkatos verore.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane është se Interi, më konkretisht administratori i deleguar i klubit nga Milano, Bepe Marota po synon yllin e Napolit i cili është në skadencë kontrate në vitin 2022 dhe i cili nuk po gjen gjuhën e përbashkët për një rinovim me skuadrën e Aurelio De Laurentis.

Pas largimit të Lukakut, zikaltërit gjetën menjëherë zëvendësuesin e belgut i cili është Edin Xheko, por nuk do të ndalen me kaq.

Marota po ka “hedhur grepat” edhe për një sulmues tjetër, ku përveç Insinjes po vlerësohen dhe Duvan Zapata dhe Hoakin Korrea, lojtar që është stërvitur më parë me Simone Inzagin tek skuadra e Lacios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat