Dikur rivalët më të mëdhenj

Futboll

Dikur rivalët më të mëdhenj

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:43
Dikur rivalët më të mëdhenj

La Liga ka humbur dy legjenda të kampionatit këtë verë. Mesi është larguar nga Barcelona, ndërsa Ramos dorëzon çelësat e mbrojtjes së Realit për t’u transferuar në Paris.

Për vite me radhë të dyja këto figura simbolizonin luftën e madhe të “El Clasicos”, duke pasur një rivalitet të ndezur mes tyre.

Por kohët ndryshojnë dhe tashmë të dy e gjejnë veten me fanellën e PSG-së. “E kush do na e kishte thënë, apo jo Mesi?

Mirësevjen”, ishte mesazhi i Ramosit për yllin argjentinas. Rivaliteti i ashpër i ka lënë vendin miqësisë, teksa milionat e PSG-së sjellin paqen e munguar në “El Clasico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat