Atletico Madrid fiksohet me Vlahovic

Futboll

Atletico Madrid fiksohet me Vlahovic

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:29
Dusan Vlahovic

Dusan Vlahovic mbetet emri më në modë për sulmin e shumë skuadrave. Serbi 21-vjeccar i Fiorentinës nuk është në shitje, por klubi Vjollcë për 70 milion euro mund të tundohet.

Momentalisht ofertën më të mirë është e gatshëm të bëjë Atletico Madrid. Spanjollët kanë gati 50 milion euro për autorin e 21 golave në Serie A sezonin e shkuar.

Veç kësaj shifre, në marrëveshje do të ketë edhe klauzola që i japin të tjera bonuse Fiorentinës.

Gjithsesi ende nuk ka marrëveshje dhe Atletico po mban nën monitorim edhe Rafa Mir të Wolverhampton. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat