Pas largimit të Messit

Futboll

Pas largimit të Messit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:14
Pas largimit të Messit

Largimi i Lionel Messit ishte një goditje e fuqishme për Barcelonën.

Tash pas largimit të tij, Barcelona ka shënuar rënie drastike të shitjes së fanellave.

Sipas mediumit “SER”, fanella më e shitur tek Barcelona që nga largimi i Messit është ajo e mesfushorit, Pedri Gonzales.

Edhe pse vetëm 18 vjeçar, Pedri është shndërruar në një nga futbollistët më të pëlqyer tek klubi katalunas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat