Perez nuk heq dorë nga Kylian Mbappen

Futboll

Perez nuk heq dorë nga Kylian Mbappen

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:07
Perez nuk heq dorë nga Kylian Mbappen

Florentino Perez nuk heq dorë nga Kylian Mbappe, por edhe PSG nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar.

Të paktën edhe një vit, pasi rinovimi nuk ka shanse të ndodhë dhe lojtari francez del i lirë në verën e ardhshme.

Në Spanjë raportojnë se Real Madrid do të bëjë një ofertë zyrtare për sulmuesin e PSG-së. 120 milion euro janë gati për kampionin e botës. Nëse propozimi i Perez refuzohet nga PSG, atëherë në Madrid do të presin fundin e sezonit ardhshëm.

Mbappe e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur një ditë në “Santiago Bernabeu”.

Reali e do menjëherë në skuadër, dëshirë për të cilën është gati të paguajë 120 milion euro, përndryshe do e marrë me parametra zero në verën e 2022..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat