Shqiptari nga Kosova, me dy gola shkatërron skuadrën nga Beogradi

Futboll

Shqiptari nga Kosova, me dy gola shkatërron skuadrën nga Beogradi

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:22
Shqiptari nga Kosova, me dy gola shkatërron skuadrën nga Beogradi

Futbollisti nga Kosova, Kastriot Selmani, është në formën më të mirë të mundshme. 

Ai po luan me sukses për skuadrën suedeze, Hammarby e cila e ka deklasuar me rezultat 5:1 Çukariçkin nga Beogradi, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Conference League.

Selmani ka shënuar dy gola, në minutën e 26-të dhe të 72-tën. 

Golat i shënuan për Hammarbyn Jeeahze (12'),  Selmani (26’ e 72’), Paulsen (44'), Swedberg (67') aulsen (44'), Swedberg (67') dhe për Çukariçkin Ndiaye (64’).

Selmani u paraqit titullar dhe ishte prej më të mirëve. Hammarby takimin e parë e ka humbë me 3:1 por me fitoren e sotme, kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat