Di Maria nuk di se si të shpreh gëzimin që ka për transferimin e Messit

Futboll

Di Maria nuk di se si të shpreh gëzimin që ka për transferimin e Messit

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 12:38
Di Maria nuk di se si të shpreh gëzimin që ka për transferimin e Messit

Angel Di Maria nuk di se si të shpreh gëzimin që ka për transferimin e Lionel Messit në Paris Saint Germain.

Ai ka deklaruar se ka qenë ëndërr për të që përveç te Argjentina, do të ndajë më shumë dhomën e zhveshjes me më të mirin në botë, me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Epo tashmë kjo ëndërr iu bë realitet, ashtu siç iu bë një muaj më parë ttriumfi me Messin në Copa America.

“Jam shumë më shumë se i lumtur”, tha Di Maria. “Gjithçka që ëndërroja ndodhi brenda një muaji: fitova Kupën e Amerikës dhe do të jem në gjendje të luaj me Messin në të njëjtin ekip, është gjithçka çka kam dashur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat