Brenda apartamentit përrallor të Lionel Messit

Futboll

Brenda apartamentit përrallor të Lionel Messit

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:08
Brenda apartamentit përrallor të Lionel Messit

Apartamenti super luksoz i Lionel Messi-t në Miami përfshin gjashtë pishine dhe një qilar ku mund të mbahen 1000 shishe vere. Argjentinasi mund të zhvendoset përfundimisht atje pas dy viteve te PSG.

Ikona e Barcelona-s u larguar nga katalanasit në fillimin e kësaj jave pas 17 sezonesh duke u transferuar te PSG.

Në atë që mund të jetë një përgatitje për një eksperiencë në MLS, Messi ka blerë të gjithë katin e nëntë të një blloku apartamentesh luksoze në Florida prillin e kaluar.

Të përfshira në blerje janë edhe një spa, qendër fitnesi dhe një shtëpi lojërash për fëmijë, për një total prej 511 metrash katrorë me katër dhoma gjumi dhe po aq banja.

Prona duket se i ka kushtuar plot 5.8 milionë euro, një shumë e pallogaritshme në krahasim me 40 milionë eurot që Messi do të përfitojë në vit nga PSG.

Me një pamje nga oqeani nga maja e ndërtesës, familja do të ketë edhe një kuzhinier personal, sipas The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat