“Dhimbje koke” për Piolin

Futboll

“Dhimbje koke” për Piolin

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:31
“Dhimbje koke” për Piolin

“Dhimbje koke” për Piolin, lideri i mesfushës së Milanit pëson një dëmtim dhe rrezikon ndeshjen e parë të kampionatit

Një javë përpara fillimit të Serisë A, Milani dhe Pioli marrin një lajm të keq. Fronk Kesi ka pësuar një dëmtim në pjesën e kofshës dhe dyshohet për një tërheqje muskulore.

Një lajm tepër negativ ky për Piolin ku me shumë mundësi do të bëjë pa shërbimet e “presidentit” të mesfushës, siç e cilësojnë dhe tifozët e Milanit, të paktën për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Sampdorias në “San Siro”.

Kesi, i cili hoqi dorë nga pushimet pas Olimpiadës në “TOKIO 2020”, do të jetë së bashku me Ibrën me shumë mundësi mungesat më të mëdha të kuqezinjve në prag të fillimit të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat